Policia e Shqipërisë ka pas protestës së djeshme të opozitës në Tiranë, ka proceduar ndaj 84 personave, 50 nga ta të arrestuar, për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.
Policia thotë se dje rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë. Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.
“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën ‘George W. Bush’ si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambientet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkatërruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrisë kanë hedhur bojë në pjesën e murit nga ana e Bulevardit. Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, për kryerjen e veprave penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr’ dhe ‘Shkelja e rregullave mbi lendet plasëse, djegëse dhe radioaktive’. Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, tre shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë. Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive'”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas tyre, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme në këtë protestë të dhunshme.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'