LAJMI I FUNDIT:

Problemet në televizionin publik, rrezikojnë pagat e punëtorëve

Problemet në televizionin publik, rrezikojnë pagat e punëtorëve

Transmetuesi publik i Kosovës (RTK) së fundmi është përfshirë në probleme të shumta. Situata ka shkuar aq larg sa që po rrezikohen e pagat e punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha thotë se kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të RTK-së për shkak të parregullsive të shumta.

“Prej dy vitesh RTK funksionon me një drejtor gjeneral të paligjshëm. Bordi i RTK-së i ka 11 anëtarë dhe drejtori zgjidhet me 2/3 e votave. Ngadhjim Kastrati është zgjedhur drejtor me vetëm gjashtë vota dhe kjo është një nga arsyet pse ky bord nuk duhet të jetë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”.

Kryetarja e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se mungesa e një raporti nga Auditori Gjeneral është problematik për RTK-në.

“Njerëzit janë konfuz për kontratat mbi vepër të RTK-së, numrin e madh të punëtorëve Brenda RTK-së. Nga 400, 600 e tash deri në 1000 punëtorë…Brenda mbledhjes së Komisionit raporti financiar ishte i mangët”, deklaroi Kica-Xhelili, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli thotë se punonjësit e RTK-së tashmë janë mësuar me vonesat e pagave.

“Pse nuk është ndërhyrë deri më tani për t’i zgjidhur këto problem në RTK dhe t’i lënë punëtorët të qetë e mos të kenë brengë se çka do të ndodh me pagat e tyre. Hetoni nëse ka keq menaxhim dhe mos ta barin këtë brengë punëtorët…Gjithmonë ka pasur tendenca nga subjektet politike për të pasur ndikim në RTK”, deklaroi Begolli.

Kreshnik Gashi nga BIRN thotë se drejtuesit e RTK-së duhet të dalin në media dhe të japin sqarime për gjendjen në televizionin publik.

“Problemi është se RTK vetëm një herë është audituar. Vetëm një raport nga viti 2015 e kemi dhe asgjë më shumë”, thotë Gashi.

Arton Demahasaj thotë se produksionet e jashtme i marrin një  pjesë të madhe të buxhetit të RTK-së duke rrezikuar pagat e punëtorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori