Kohëve të fundit Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela ndodhet në situatë të palakmueshme pasi dega e saj në Tetovë ndodhet në mesin e problemeve.
Altrim Mamuti, aktor, para disa muajve ishte zgjedhur kryetar i kësaj dege por ai tashmë i është afruar kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke thënë: “Një takim miqësor me kryetarin e Lëvizjes Besa z.Bilall Kasami .
Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave të Aleancës për Shqiptarët që kanë mendim ndryshe rreth ndodhive të fundit në Aleancë rreth çështjeve të mos respektimit të organeve të partisë si për koalicionimet ashtu edhe për mos respektimin e kuvendeve të degëve ku u mohua e drejta e votimit të kandidatëve në një antarë kuvendi një votë por të njejtat kan kaluar me aklamacion si dhe mos respektimin e vullnetit të shumicë për një koalicion me Lëvizjen BESA, ne sot vendosëm për një formë pak më ndryshe veprimi por me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Realizimi i këtij bashkëpunimi me Lëvizjen BESA është i natyrshëm dhe ka qenë edhe pritshmëri e shumicës apsolute të trupit votues opozitar të shqiptarëve dhe tash përmes një forme tjetër dhe një rrugëtimi pak më ndryshe por me qëllimin e njejtë – dërgimin e BDI-së në opoiztë, jemi të bindur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i ofrojmë opsionin fitues i cili do garantojë përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen e ardhëshme” sic thotë Mamuti.
Nga ana tjetër kanë reaguar edhe nga Aleanca për shqiptarët duke shtuar ASH Tetovë në asnjë moment nuk mund të jetë në shërbim të individëve të caktuar, por është pjesë përbërese e zhvillimeve koletive që kanë të bëjnë me ndryshimin.
“Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë, informon opinionin se Kryesia Degës Tetovë dhe antarët e saj, në asnjë moment nuk janë lëkundur në përcaktimin e tyre politik si antarë të Degës më të madhe të ASH asaj të Tetovës. Shprehim keqardhje për plasimin e lajmeve të rreme ne opinion, nga portale të ndryshme të stimuluara dhe të sponsourizuara nga parti politike që tani më e ndjenjë aromën e humbjes nga ASH ne zgjedhjet e ardshme.
Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë ka qenë dhe mbetet dega më e fuqishme e ASH-së qe nga themelimi i saj, dhe kjo degë gjithmone do ti ngelet besnike ndryshimit të madh politik që do të ndodh në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. ASH Tetovë në asnjë moment nuk mund të jetë në shërbim të individëve të caktuar, por është pjesë përbërese e zhvillimeve koletive që kanë të bëjnë me ndryshimin.
Në si antarë të Kryesisë së Degës Tetovë ASH, demantojmë cdo lajm të rejshëm të qëllimshëm apo të paqëllimshëm së Kryesia e Degës dhe antarët e saj do të kalojnë në ndonjë subjekt tjetër politik.
Distancohemi nga çdo veprim dhe deklaratë ish Kryetari i Degës Atrim Mahmuti i cili siç duket nuk e gjeti vehten në mesin tonë për ti realizuar ambicjet dhe interesat e tija personale duke u vetëlarguar i vetëm për tju bashkangjitur një subjekti tjetër politik.
Ne si antarë të Kryesisë Dega Tetovë gjithashtu distancohemi nga çdo deklaratë e tij dhe e kujdo tjetër që pa lejen tonë thirret ne emrin tonë dhe të të Degës së ASH-se, si dhe nga çdo faqe interneti që nuk është zyrtare e ASH dhe që plason të rrejshme.
Ne respektojmë dhe mbështesim çdo vendim politik të Kryetarit të Partisë Z. Ziadin Sela dhe organeve partisë sic është Kuvendi qëndror dhe Kreysia Qëndrore, duke inkurajuar dhe falenderuar të gjithë antarët për mbështetjen e parezervë që për çdo ditë i japin ASH.”
Përndryshe, Aleanca për shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë në strukturën e fundit kishte tre deputetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë