LAJMI I FUNDIT:

Problemet e zinxhirit të furnizimit bëjnë që të ketë 11 për qind më pak vetura të regjistruara në Gjermani

Problemet e zinxhirit të furnizimit bëjnë që të ketë 11 për qind më pak vetura të regjistruara në Gjermani

Mungesa e pjesëve dhe problemet e shpërndarjes, veçanërisht për çipat gjysmëpërçues, janë ende duke shkaktuar probleme për industrinë gjermane të makinave.

Kështu, sipas të dhënave, janë 11% më pak makina të reja të regjistruara në gjysmën e parë të 2022 krahasuar me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.


Në këtë drejtim është bërë e ditur se vetëm më pak se 1.24 milion automjete të reja u regjistruan në periudhën nga janari deri në qershor, tha të martën Autoriteti Federal i Transportit Motorik (AKB).

Shitjet e makinave elektrike, të cilat prej vitesh po rriten fuqishëm, gjithashtu duket se kanë rënë paksa.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, 12.5% më shumë makina me bateri janë “hedhur” në rrugë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, duke parë muajin qershor, u shënua një rënie prej 3.5% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo është tashmë rënia e dytë mujore këtë vit. Regjistrimet e reja të makinave elektrike gjithashtu ranë në prill në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. /Telegrafi/