Probleme me pagjumësi? Teknika “10-3-2-1-0” jua zgjidh këtë problem shumë lehtë!
Nëse çdo natë e kaloni duke lëvizur në shtrat dhe duke mos u rehatuar, atëherë kjo metodë e thjesht e gjumit mund të jetë përgjigja e lutjeve tuaja
Sipas Craig Ballantyne (redaktor në ueb sajtin Early to Rise), metoda e tij e njohur si “10-3-2-1-0” ju ndihmon të flini më herët, të bëni gjumë më të mirë dhe të zgjoheni të pushuar dhe të gatshëm për “betejë”, transmeton Telegrafi.
Pra, cilat janë rregullat e kësaj teknike?
– Dhjetë orë para gjumit mos përdorni kafeinë
– Tri orë para gjumit mos hani ushqim apo konsumoni alkool
– Dy orë para gjumit mos punoni
– Një orë para gjumit mos kaloni kohë pranë celularëve, televizorit apo kompjuterëve
– Dhe zero është numri se sa shpesh do të përtoni të zgjoheni në mëngjes
Jo më kafeinë
Shumica e njerëzve e dinë se kafeja është simulant, dhe rrjedhimisht nuk është mik i gjumit.
“Përdorni pije me kafeinë dhjetë orë para gjumit. Kjo periudhë kohore është e nevojshme për trupin që ta heq kafeinën nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe t’i eliminoj efektet e saj stimuluese”, tregon Ballantyne.
Qëndroni larg kuzhinës tri orë para se të shkoni në shtrat
Nëse ju pëlqen të hani ushqim natën vonë, atëherë këtë shprehji të keqe duhet ta hiqni.
Sipas formulës së Ballantyne, ju duhet të ndaloni së ngrëni ushqime dhe konsumoni alkool tri orë para gjumit.
“Kjo do t’ju ndihmoj të shmangni problemet me pagjumësi dhe thartirën në stomak. Alkooli mund t’ju bëj të ndjeheni të përgjumur, por e çrregullon ciklin natyral të gjumit dhe e pengon gjumin e thellë”, thotë ai.
Mjaft keni punuar
Ndaloni përpjekjen për të arritur shumë, pasi që kjo nuk është duke ju sjell ndonjë përfitim.
“Ndaloni të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me punë dy orë para gjumit. Mos bëni apo pranoni thirrje, mos kontrolloni e-maile etj.”, sugjeron Ballantyne.
Shmangni të gjitha paisjet elektronike
Ballantyne insiston që t’i ndalni të gjitha ekranet një orë para se të shkoni në gjumë.
“Drita e paisjeve elektronike jua bën të vështirë procesin e rënies në gjumë. Orën e fundit, apo “orën finale” kalojeni duke lexuar libra, duke biseduar me bashkëshortin/bashkëshorten, medituar apo duke shijuar “aktivitete” tjera intime në shtrat, por jo duke e përdorur celularin, tabletin apo laptopin tuaj”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia