LAJMI I FUNDIT:

Probleme me lëkurën, kruajtje e shqetësime të tjera: E gjitha vjen nga rrobat e lara në një rrobalarëse me myk

Probleme me lëkurën, kruajtje e shqetësime të tjera: E gjitha vjen nga rrobat e lara në një rrobalarëse me myk

A e kishit menduar ndonjëherë se një herë në kaq kohë duhet të pastroni dhe kazanin e rrobalarëses?

Nëse ndjeni që rrobat pas larjes kanë një si erë të çuditshme (jo detergjenti) kjo do të thotë që goma e makinës larëse është e mbuluar nga myku.


Nëse vëreni njolla të zeza në unazat e gomës të rrobalarëses ajo që po shihni është myk shumë i dëmshëm që shkakton disa sëmundje tek njerëzit.

Lagështia, ngrohtësia e shndërrojnë gomën e rrobalarëse në një terren ideal për shumimin e biosporeve, të cilat mund të depërtojnë shumë lehtë në pëlhurat e rrobave.

Por mos u shqetësoni, myku në rrobalarëse nuk do të thotë se duhet ta ndërroni këtë të fundit.

Në të vërtetë mund të pastrohet lehtë dhe Living do ju tregojë më poshtë mënyrën:

Në një enë shtoni 5 litra ujë, 1 litër lëng limoni dhe 1 litër ujë të oksigjenuar. Më pas veproni në këtë mënyrë. Njomni një sfungjer në përzierjen e mësipërme dhe pastroni gomën rrethuese derisa të hiqni të gjitha njollat e mykut.

Përveç gomës së derës, një tjetër habitat ku rriten mikrobet është kazani i rrobalarëses. Merrni një shishe spërkatëse dhe mbusheni me lëngun e mësipërm. Spërkatni të gjitha vrimat e kazanit dhe lëreni të veprojë.

Të njëjtën gjë bëni edhe në vendin ku hidhni detergjentin. Pas një ore bëni një proces shpëlarjeje pa kurrfarë rrobash brenda.

Mos harroni që pas çdo larjeje të lini hapur derën e rrobalarëses që të ajroset dhe të thahet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Lifestyle
Kalo në kategori