Probleme me kanalizimin, nuk duhet shumë për t’u vërshuar Çairi (Foto)
Shiu që ra gjatë ditës së djeshme shkaktoi mjaft dëme në komunën e Çair ku sërish u mblodh uji si pasojë e problemit me kanalizimin e parregulluar. Qytetarët ankohen se kjo ndodh vetëm në Komunën e Çairit, që një shi i vogël të shkakton kaos në këtë rrugë kryesore të kryeqytetit.
“Kjo është rrugë mjaftë e frekuentuar dhe një shi i vogël bllokon komplet rrugën pasi që kanalizimi nuk ngreh ujin dhe mbushet e kthen ujin. Me makina nuk mund të lëvizet e lëre më në këmbë. Ata që me doemos duhet të kalojnë nëpër këtë rrugë e kanë të patjetërsueshme që të gjejnë rrugëdalje tjetër ose të rrinë diku deri sa uji të shpërndahet”, tha Agim Izairi, banor i komunës Çair.
Edhe në lagjet Seravë, Dizhon dhe Gazi Babë nuk është gjendja më e mirë, gjegjësisht në të gjitha lagjet e komunës së Çairit ka probleme me kanalizimin.
“Është e tmerrshme, në Seravë serish buron lumi që ishte dikur, rrugët mbushen me ujë dhe ne banorët duhet të kërkojmë mënyrë duke vendos dërrasa te dera që mos të na hyjë uji brenda. Tani jemi në vjeshtë dhe priten shira, si do ja bëjmë nuk e di, gjithmonë jemi me frikë se do na futet uji brenda dhe do të shkakton dëme të cilat nuk kemi mundësi që ti riparojmë”, tha Hasan T. Banor.
Sipas tij e njëjta situatë mbizotëron edhe në Gazi Babë dhe Dizhon.
“Kam kusheri në këto dy lagje dhe ata ankohen po për të njëjtat probleme. Është e tmerrshme si komuna nuk ndërmerr asgjë, kurse tatimin di ta ndal”, tha ai.
Qytetarët thonë se janë gjithmonë në ankth kur përmenden rreshje të shiut
Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse tani thonë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.
“Në Dizhon është bërë rrjeti atmosferik, dhe pritet që edhe në rrugët tjera të bëhet”, tha Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani.’
Ai shtoi se komuna e Çairit nuk është e vetmja që ka probleme pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
“Qyteti i Shkupit ka kompetencat për rregullimin e rrjetit atmosferik, të cilin rrjet nuk e kanë gjitha komunat, mund të them që 30 apo 40 për qind e Shkupit ka rrjet atmosferik. Nuk e dimë se kur do të mënjanohet kjo”, tha Hani.
Ndryshe nga komuna e Çairit, komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'