Dy persona nga Kavadari janë privuar nga liria gjatë mbajtjes së manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdo­ber”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, më 4 shtator, rreth orës 20:50, zyrtarët policorë kanë arrestuar G.P. (42) dhe V.Ç. (42), të dy nga Kavadari. Gjatë kontrollit, te personi i parë është gjetur dhe konfiskuar një materie e bardhë pluhurore, ndërsa te personi i dytë janë gjetur dhe konfiskuar materie e bardhë pluhurore, para dhe telefon.


“Pas ndërmarrjes së masave dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht te G.P. janë matur 0.53 promilë, ndërsa te V.Ç. janë matur 0.44 promilë alkool në gjak. Personat janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.