Një shtetas 49-vjeçar i Rumanisë është arrestuar në pikën kufitare Tabanocë, pasi sistemi “Qytet i Sigurt” ka konstatuar se kishte kryer vepër penale për drejtim të pamatur të automjetit.

Sipas njoftimit të Policisë, më 4 shtator, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë, ai drejtonte një automjet “Audi” me shpejtësi 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë.


“H.V.S. drejtonte automjetin me shpejtësi prej 163 kilometrash në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai është dërguar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.