LAJMI I FUNDIT:

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

E mirëpritur në shkallë të gjerë nga diplomacia perëndimore, marrëveshja ka nxitur mëdyshje në të dyja vendet. Në Kosovë, shqetësimet lidhen kryesisht me zotimin e saj që t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në jug dhe veri të Mitrovicës mbi marrëveshjen e Ohrit dhe ndikimin që ajo mund të sjellë në jetën e tyre?

“Mendoj që kjo është një kamuflim dhe se nga kjo serbët nuk do të përfitojnë asgjë, të paktën asgjë përmbajtësore, ndoshta ndonjë privilegj. Ky është mendimi im bazuar në atë që është thënë në publik dhe bisedat që qarkullojnë në shoqëri. Asociacioni do të jetë një organizatë joqeveritare dhe asgjë më tepër”, tha një banor serb i veriut të Mitrovicës, Milentije Jakshiç.

“Unë mendoj se duhet të veprohet ashtu siç e ka paraparë presidenti Vuçiq që komunat serbe të jenë të bashkuara dhe të kenë autonomi ashtu siç ka qenë gjithmonë. Nga Asociacioni presim që të kemi liri më të madhe dhe të mos ketë frikë më”, tha një tjetër banore, Ruzhica Cakiq.

“Këto janë marrëveshje të bashkërenduara më herët dhe tani ka ardhur koha merre ose lëre. Prishtina përpiqet ta shmangë Asociacionin dhe mendoj që nga kjo nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim”, tha një banor tjetër që nuk deshi të identifikohej.

“Mendimi im është që me Serbinë marrëveshje pa sanksione të bashkësisë evropiane dhe SHBA-së nuk mund të arrihet. Ai (Aleksandar Vuçiç) nuk ka shkuar në Ohër për të nënshkruar, nuk ka dashur të nënshkruaj asnjë marrëveshje, vetëm ka thënë se e kemi arritur deri diku, deri në vija të kuqe, me vija të kuqe me Serbinë jemi mësuar qe 200 vjet”, tha Ali Boletini banor i jugut të Mitrovicës.

“Marrëveshja nëse shkon sipas asaj që kërkon kryeministri jonë, ajo është në favor tonin dhe të popullit të Kosovës. Ka pengesa të shumta sepse me palën serbe është vështirë të merresh vesh, asaj nuk i besohet, sa thotë kështu të nesërmen e ndryshon pllakën tërësisht. Por besojmë se në këtë marrëveshje ka disa gjëra që janë pozitive”, tha Shaban Morina, banor i jugut të Mitrovicës.

Marrëveshja e Ohrit pasoi përpjekjet e diplomacisë perëndimore për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në rajon.

Marrëdhëniet Kosovë – Serbi u tensionuan në fund të vitit të kaluar për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Në shenjë proteste përfaëqësueit serbë të katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhanë dorëheqje nga postet e tyre. Zgjedhjet për pushtetin lokal janë caktuar të mbahen më 23 prill të këtij viti, pas shtyrjes së tyre më 18 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare në veri të Mitrovicës, AKTIV, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se pavarësisht pritshmërive, marrëveshja e Ohrit nuk ka arritur të krijojë kushte në terren për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë.

“Duke pasur parasysh mungesën e një mjedisi të qëndrueshëm politik në veri, këto zgjedhje mund të jenë sfiduese në kuptimin e mungesës së qasjes së plotë në qendrat e votimeve, mungesës së vullnetit politik për të marrë pjesë dhe shumë çështje të tjera më të vogla që mund ta dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, ka rikthesuar së fundmi qëndrimin se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e saj – themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive të posaçme të Policisë së Kosovës nga veriu.

Miodrag Miliçeviç tha se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin deri në arritjen e një kompromisi për pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike.

“Në të kundërtën do të mund të shihnim një cikël tjetër të paqëndrueshmërisë në veri, meqë nëse një kandidat i certifikuar garon tani në zgjedhje lokale do të mund të fitojë rreth 20 vota e të bëhet kryetar i veriut të Mitrovicës ta zëmë, dhe kjo paraqet një rrezik të mundshëm për paqëndrueshmëri politike, të cilin të gjithë akterët do të duhej ta shqyrtonin me kujdes”, thotë ai.

Kosova ka hyrë në vitin e 16-të pavarësisë së saj që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008 me mbështetjen perëndimore, por kundërshohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Marrëveshja e arritur në Ohër nuk kërkon njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por kërkon që palët të respektojnë sovranitetin dhë tërësinë tokësore të njëra tjetrës./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori