LAJMI I FUNDIT:

Pritjet në kufi, 26 milionë orë në vit – BB-ja ofron 121,5 milionë euro për të zvogëluar kohën dhe koston e tregtisë në Ballkanin Perëndimor

Pritjet në kufi, 26 milionë orë në vit – BB-ja ofron 121,5 milionë euro për të zvogëluar kohën dhe koston e tregtisë në Ballkanin Perëndimor

Një projekt i ri për të lehtësuar tregtinë dhe transportin në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlojë kohën dhe kostot e tregtisë në këtë rajon.

Kështu shkruan avaz.ba, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi një projekt prej 78.1 milionë euro, që paraqet fazën e parë të programit në disa faza – me një vlerë totale prej 121.5 milionë euro.


Siç bëhet e ditur, projekti do të financojë projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e nismave për përmirësimin e transparencës dhe integritetit, të zvogëlojë kostot e transaksionit, të forcojë koordinimin ndërmjet agjencive dhe për të zvogëluar kohën e nevojshme për tregti ndërkufitare.

“Pritja në vendkalimet kufitare në Ballkanin Perëndimor është pesë herë më shumë se në shumë vende të BE-së dhe kamionët kalojnë rreth 26 milionë orë në vit në vendkalimet kufitare në rajon. Kjo është pothuajse 3,000 vjet”, citohet të ketë thënë Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të sigurojë një total prej 121.5 milionë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht, bëhet e ditur janë siguruar burime për Serbinë (34.7 milionë), Maqedoninë Veriore (26 milionë) dhe Shqipërinë (17, 4 milionë).

Kështu, falë projektit supozohet të zvogëlohet kostoja vjetore e eksportit dhe importit për më shumë se 10 për qind.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e tregtisë rajonale duke zvogëluar masat jo tarifore, kohën e nevojshme për zhdoganimin e mallrave dhe kostot e përgjithshme tregtare.

Projekti gjithashtu do të kontribuojë në reduktimin e emitimit të gazrave, duke reduktuar kohën e pritjes të automjeteve në kufi, instalimin e paneleve diellore në objektet doganore dhe mbjelljen e pemëve të reja përgjatë parkingun.

Veç këtyre, përfitime të tjera të projektit për mjedisin përfshijnë më pak përdorimin e letrës për shkak të digjitalizimit, rritjen e efikasitetit energjetik të objekteve të reja dhe të rinovuara dhe futjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm për monitorimin e rrezikut të ndryshimit të klimës dhe parashikimit të pengesave të tregtisë në rrjetin rrugor. /Telegrafi/