LAJMI I FUNDIT:

Pritja spektakolare e një legjende në Paris – Motor, fishekzjarrë dhe prezantim me familjen e tij e tij, Buffon në ditën e parë si lojtar i PSG-së

Pritja spektakolare e një legjende në Paris – Motor, fishekzjarrë dhe prezantim me familjen e tij e tij, Buffon në ditën e parë si lojtar i PSG-së
Maxppp via PA Images Press conference introducing the new player from Paris Saint Germain (PSG), former Juventus and Italian goalkeeper Gianluigi Buffon and his family, in Paris, on July 9th, 2018.

Gianluigi Buffon është zyrtarisht një lojtar i PSG-së, ku ka nënshkruar për një vit dhe me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër.

Portieri 40 vjeçar kishte hipur në një Renault për të shkuar në konferencën e parë për shtyp si lojtar i PSG-së, ku në rrugë i dolën dhjetëra motoçikleta që e përcollën rrugëve të Parisit.


Turma e motoçikletave me flamuj të Italisë dhe PSG, por edhe me flakadanë e përcollën deri në hyrja të stadiumit.

Ata festonin ardhjen e njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së kësaj loje.

Qindra tifozë ishin rreshtuar rrugëve me shpresën se do të mund ta shihnin legjendën e gjallë.

Në hyrje të stadiumit shumë tifozë. Ai nuk mundi të qëndrojë duarkryq.

Buffon doli për t’i përshëndetur dhe për tu bashkuar me të në këngë.

Ndërsa këndonin emrin e Buffonit, 40-vjeçari luajti dirigjentin dhe përdori një flakë ndriçuese si shkop.

Buffon shpejt e gjeti veten në Parc des Princes, ku presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, ishte duke pritur që t’ia dorëzonte fanellën e tij të re.

Ai më pas ftoi dy djemtë e tij, Davidin dhe Louisin, dhe partneren Ilaria D’Amico, ku kaloi disa çaste familjare me ta në fushë.

Pastaj, ishte koha për t’u përballur me mediat franceze për herë të parë ku kishte shumë pyetje. Ndër to edhe ajo për trajnerin Thomas Tuchel dhe zgjedhja e parë e portës.

Alphonse Areola dhe Kevin Trapp janë aty, por tha në konferencë se ku ka luajtur e ka merituar vendin si portieri i parë.

Sfida është e hapur tashmë pasi Buffon e do vendin në portë, ndërsa ai është për herë të parë si lojtarë jashtë Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori