LAJMI I FUNDIT:

Pritja e festave të fundvitit, vetëm gjatë vikendit në Kosovë hynë mbi 70 mijë bashkatdhetarë

Pritja e festave të fundvitit, vetëm gjatë vikendit në Kosovë hynë mbi 70 mijë bashkatdhetarë
Arkiv

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, ku shumë vende të Evropës kanë hyrë në izolim, kjo nuk i ka ndaluar shumë bashkatdhetarët që të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Fluks i madh i tyre është vërejtur edhe gjatë dy ditëve të vikendit në të gjitha pikë kalimet kufitare në Kosovë e po ashtu edhe përmes Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.


Sipas statistikave nga ana e Policisë së Kosovës, të cilat i ka siguruar Telegrafi, gjatë dy ditëve të vikendit më 19 dhe 20 dhjetor 2020, në territorin e Kosovës nga pikat kufitare dhe aeroporti, kanë hyrë 70 mijë e 47 qytetarë.

Hyrjet në Kosovë përmes pikave kufitare më 19 dhjetor 2020

Hyrjet në Kosovë përmes pikave kufitare më 20 dhjetor 2020

Sipas këtyre statistikave të shtunën më 19 dhjetor, në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare kanë hyrë 26 mijë e 583 persona, kurse të dielën më 20 dhjetor kanë hyrë 30 mijë e 72 persona, e që në total i bie 55 mijë 655 persona, shkruan Telegrafi.

Po ashtu gjatë këtyre dy ditëve vetëm përmes aeroportit “Adem Jashari” kanë hyrë 13 mijë e 392 persona.

Në bazë këtyre statistikave në territorin e Kosovës gjatë vikendit hynë 22 mijë e 143 vetura dhe 459 autobusë.

Hyrjet në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” më 19 dhjetor 2020
Hyrjet në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” më 20 dhjetor 2020

Ndryshe, qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ.

Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës
Lexo po ashtu Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë, ndërsa ata që vijnë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për 7 ditë në vetizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori