LAJMI I FUNDIT:

Pritet vendimi për ekstradimin ose jo nga Selaniku të dyshes Grujevski-Boshkoski

Pritet vendimi për ekstradimin ose jo nga Selaniku të dyshes Grujevski-Boshkoski

Gjyqësia në Maqedoni është në pritje të vendimit të sotëm të Gjykatës së Selanikut, nëse do t’i ekstradoj ose jo, dy të kërkuarit nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Alsat-M bën të ditur se Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski ndodhen aktualisht të ndaluar në Gjykatën e Selanikut në pritje të një përkthyesi për të përkthyer vendimin që do të shpallë Gjykata e Selanikut, nëse ata do të ekstradohen në Maqedoni apo jo.


Gjykatësit dhanë një pushim derisa të gjejnë një përkthyes për vendimin që ka marrë kjo gjykatë./Telegrafi/