LAJMI I FUNDIT:

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit pesë vjeçar

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit pesë vjeçar

Ministria e Financave njofton se më 19 shtator 2018 do të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit pesë vjeçar, në vlerë prej 25 milionë euro dhe frekuencë të pagesës së interesit çdo gjashtë muaj.

Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.


MF thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/