LAJMI I FUNDIT:

Tre policët e Kosovës dalin sot para Gjykatës në Kralevë

Tre policët e Kosovës dalin sot para Gjykatës në Kralevë

Në Gjykatën e Kralevës, ka nisur seanca gjyqësore për policët e rrëmbyer të Kosovës.

Tre policet janë kidnapuar javë më parë brenda territorit të Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar institucionet e vendit.


Ata u arrestuan nga forcat serbe, ndërsa ditë më parë prokuroria në Serbi kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre.

Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe
Lexo po ashtu Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe

Kosova ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri tani, ani pse këtë e kanë kërkuar Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U rrëmbyen gjersa ishin duke ngrënë drekë nga 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Serbisë – gjithçka që dihet deri më tani për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës
Lexo po ashtu U rrëmbyen gjersa ishin duke ngrënë drekë nga 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Serbisë – gjithçka që dihet deri më tani për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës

Ndërkaq, sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se janë nisur për në Kralevë, aty ku sot do të dalin para gjykatës tre policët që janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në territorin e Kosovës, më 14 qershor.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekond i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje jo racionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua”, thotë ai në postimin në Facebook. /Telegrafi/