LAJMI I FUNDIT:

Prite të papriturën!

Prite të papriturën!

Nga: Christian Bobin
Përktheu: Dashnor Kokonozi

– Nganjëherë dua të hyj në një shtëpi të rastit, të ulem në kuzhinë dhe t’i pyes banorët e saj nga se kanë frikë, çfarë shpresojnë dhe nëse kuptojnë gjësendi nga prania jonë në tokë. Më kanë edukuar në mënyrë të tillë që ta frenoj këtë dëshirë që megjithatë më duket më e natyrshmja  në botë.


– Nuk ka asgjë më të lumtur se të mendosh për ata që nuk janë më. Ata kthehen nëpërmjet të menduarit për ta dhe kjo është si fitosh në një provë krahthyerje me vdekjen, duke shijuar kështu ëmbëlsinë e fitores së një çasti mbi errësirën.

– Librat janë si shtëpitë e kukullave. Natën një llambushkë e vogël ndriçon dritaret e tyre prej letre.

– Mos parashiko asgjë veç të paparashikueshmes. Mos  prit asgjë veç të të papriturës.

–  Qetësia, kjo dhuratë engjëjsh që ne nuk e duam më, që ne as që e hapim fare!

– Flas aq shpesh për Zotin, sa kam frikë se njerëzit do të fillojnë të besojnë se e njoh.

– Siguria se dikush na ka dashur  një ditë, një herë të vetme, është fluturimi përfundimtar i zemrës në dritësi.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori