Hovi i madh i zhvillimit të kryeqytetit nuk ka të ndalur. Bashkë me të, shtohet edhe numri i banorëve, i vizitorëve, numri i makinave në rrugë, rritja e ekonomisë e plot faktorë të tjerë.
Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e një rruge të shumëpritur, që do të jetë arterie shumë e rëndësishme për kryeqytetin: Rruga A.
Me ndërtimin e kësaj rruge do të bëhet lidhja e lagjes Kalabria (Emshiri) me lagjen e Spitalit, për të vazhduar në Mati 1 – Mati 2 e deri në Matiqan. Efekti do të jetë i jashtëzakonshëm në shkarkimin e trafikut në qytet por edhe do të mundësojë vazhdimin e “Rrugës B”, me ç’rast do të përfundohet një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në Prishtinë.
Për dallim prej rrugëve të ndërtuar më herët, kjo rrugë pritet të ketë shtigje të biçikletave, parking të mjaftueshëm dhe gjerësi prej tri korsishë, që ndikon në kualitetin e jetës së përditshme, duke evituar trafikun dhe mungesën e parkingjeve.
Ndërtuesit privatë veç kanë filluar investimet në këtë pjesë tejet strategjike, duke filluar me ndërtimin e objekteve afariste dhe për banim.
Ky mund të jetë një rast i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë investim të mençur, si për banim ashtu edhe për afarizëm, nga se kjo rrugë do të jetë vazhdimësi e Rrugës B ndërsa qasjen nga hyrja e Prishtinës e ka më të afërt dhe më të shpejtë.
Një prej ndërtuesve të parë që është pajisur me leje nga Komuna e Prishtinës është kompleksi “Prishtina Green Residence”, të cilët tanimë kanë filluar me ndërtimin e objektit. Kompleksi po ndërtohet nga investitorët Nic & Albion, kompani që kanë njohuri të dëshmuara dhe eksperiencë në ndërtim të lartë.
Ky kompleks që me lokacion është qendër të Rrugës A (Mati 1), me gjatësi prej 150 metrash, e tëra me qasje në rrugën kryesore, është mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë ata që mendojnë të investojnë në hapësira për banim apo hapësirë afariste, duke e ditur që investimit të mëhershëm vlera veç sa shkon e i rritet në të ardhmen.
Valon Batusha nga Agjencioni i Patundshmërisë “Pro Real Estate” të cilët kanë ekskluzivitetin e shitjes në “Prishtina Green Residence” ka treguar se pozicioni strategjik dhe rëndësia e jashtëzakonshme e Rrugës A në kryeqytet, e ka shtyrë agjencionin e tyre të fillojë një bashkëpunim ekskluziv, për herë të parë në Kosovë, duke marr përsipër shitjen e të gjitha banesave dhe lokaleve afariste në kompleksin “Prishtina Green Residence”.
“Kur kemi dëgjuar se po fillon jetësimi i Rrugës A, ne që jemi në tregun e patundshmërisë e kemi ditur vlerën dhe rëndësinë që do të ketë kjo rrugë për kryeqytetin, pas diskutimeve të shumta me investitorët e “Prishtina Green Residence” kemi arritur një marrëveshje ekskluzive e cila ndodh për herë të parë në Kosovë, ku shitjen e banesave dhe lokaleve e bën agjencioni, 100%, dhe jo investitorët. Ky model aplikohet në shumë vende të Bashkimit Evropian dhe besimi që ne kemi në projektin e Rrugës A na ka shtyrë që të insistojmë dhe këtë model të fillojmë ta aplikojmë pikërisht në kompleksin “Prishtina Green Residence”.
I ftoj dhe i inkurajoj të gjithë të interesuarit që të na kontaktojnë apo të vizitojnë zyret e Pro Real Estate që të njoftohen nga afër me kompleksin “Prishtina Green Residence” sepse do të jetë investim i qëlluar, kjo rrugë ka perspektivë të jashtëzakonshme.”
Për Komunën e Prishtinës, Rruga A do të jetë investimi më i madh në kryeqytet në vitet e fundit, investim që do t’i japë formë dhe kahje të re kryeqytetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia