Përkundër rritjeve të rasteve me COVID-19 në Kosovë, një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. Për këtë, Policia e Kosovës është duke vazhduar të gjobisë qytetarët të cilët nuk kanë të vendosur maska mbrojtëse.

Policët e Kosovës të cilët janë të angazhuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, po dënojnë qytetarët të cilët po lëvizin në sheshet e Prishtinës e nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse.


116266737 386339395676184 5713633776902345411 n

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 652, prej tyre janë shëruar 4 mijë e 129 pacientë, ndërsa janë regjistruar 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese, transmeton Telegrafi.

116303966 327722768361056 4447861419535698416 n

Aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 3 mijë e 331. /Telegrafi/