LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, një qytetar i gjen 200 euro – policia kërkon pronarin e të hollave

Prishtinë, një qytetar i gjen 200 euro – policia kërkon pronarin e të hollave

Policia e Kosovës, ka njoftuar së një qytetar i ka dorëzuar mbi 200 euro në stacionin policor Qendra në Prishtinë, pasi që paratë i ka gjetur në lagjen e Muhaxherëve.

Policia ka ftuar pronarin e këtyre të hollave që të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra, transmeton Telegrafi.


“Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/