LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, infermieri me coronavirus në ditën e 16 të grevës së urisë thotë se më nuk do të pijë as ujë

Prishtinë, infermieri me coronavirus në ditën e 16 të grevës së urisë thotë se më nuk do të pijë as ujë
Foto: Arkiv

Infermieri Enlirat Duraku, tash e 16 ditë është në grevë urie, ndërsa ka bërë të ditur nga sot nuk do të pijë as ujë.

Infermieri Duraku i cili së fundmi është prekur me coronavirus ka shkruar se Qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e infermierëve, që të rritet pagesa e ndërrime të natës nga 18 në 36 euro, transmeton Telegrafi.


“Sot është dita e 16-të e Grevës së Urisë, mirëpo nuk reflektuat.Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat.1 Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve, 3. Të paguhet rrezikshmëria”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sindikata e Infermierëve më herët ka kërkuar që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.

“Gjatë kësaj pandemie e dëshmuam vetën përmes punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe gatishmërisë. Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurt, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal! Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre! Ne u kujdesëm për shtetin. Është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhej në komunikatën e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori