LAJMI I FUNDIT:

Prishtina do të jetë nikoqire e evenimentit të madh artistik evropian, “Manifesta 14”

Prishtina do të jetë nikoqire e evenimentit të madh artistik evropian, “Manifesta 14”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur një lajm të madh në fushën e artit.

Ahmeti ka treguar se është nënshkruar marrëveshja që Prishtina të jetë nikoqire e një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë “Manifesta 14” për vitin 2022.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se më këtë festivali “Manifest” ka dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë.

Postimi i plotë:

“Lajmi i shumëpritur u zyrtarizua sot

Prishtina ka fituar të drejten e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022.

Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë.

Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësiren tonë të përbashkët.

Urime Prishtinë!” /Telegrafi/