LAJMI I FUNDIT:

Prishtina pret kampionin Donar Groningen në kuadër të Ligës së Kampionëve në basketboll

Prishtina pret kampionin Donar Groningen në kuadër të Ligës së Kampionëve në basketboll

Skuadra e Z Mobile Prishtinës është nikoqire e Donar Groningen nga Holanda në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Liga e Kampionëve në basketboll (Basketball Champions League) .

Ndeshja do të zhvillohet të enjten (sot) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.


Për basketbollistët bardhekaltër kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, para ndeshjes së kthimit që do të luhet dy ditë më vonë në Groningen.

Megjithatë me përkrahjen e tifozëve të cilët priten që të jenë në numër sa më të madh në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti shpreson të triumfoj dhe kështu të krijojë avantazh para duelit të kthimit në Holandë.

Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës, derisa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Europe Cup.

Në anën tjetër Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, derisa ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori