LAJMI I FUNDIT:

Prishtina në Ditën e Çlirimit me Varrezat e dëshmorëve pa përkujdesje

Prishtina në Ditën e Çlirimit me Varrezat e dëshmorëve pa përkujdesje

Në ditën kur Prishtina po shënon përvjetorin e 17-të të çlirimit, por varrezat në të cilat prehen dëshmorët e komunës së Prishtnës janë lënë në mëshirë të askujt, pa përkujdesje.

Mbi 40 varret e dëshmorëve të vendosura në një kodër afër lagjes Velania në Prishtinë, do të duhej t’i bënin “rojë” dhe t’i jepnin ngjyrë e imazh kryeqytetit.

Por, deri më sot, ato nuk duken të tilla.

Që këto varreza nuk janë nëgjendje të mirë e pranon edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Ai për KALLXO.com ka thënë që kujdesi për mirëmbajtjen e varrezave te dëshmorëve nuk është në nivelin e duhur.

“Varrezat e dëshmorëve nuk janë duke u mirëmbajtur si duhet, kur dihet se kemi një agjencion që përkujdeset për varrezat e dëshmorëve, për lapidarët, ndërtimin, pastrimin dhe rregullimin e këtyre varrezave”, tha Jashari.

Jashari thotë që nuk e din nëse është neglizhencë nga ana e institucioneve përkatëse mirëpo duhet të ketë një kujdes më të shtuar për këto varreza.

“Në qoftë së nuk ndërmerret një hap i shpejtë për mirëmbajtjen dhe rindërtimin e varrezave të dëshmorëve ka rrezik që komuna tjera që kanë ndërtuar varrezat e dëshmorëve si Shtimja, Malisheva, Lipjani dhe komunat tjera të kërkojnë që të zhvarrosen dëshmorët dhe të varrosen nëpër komunat se nga ata vijnë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në komunën e Prishtinës Naser Pacolli, tha që kujdesi duhet të jetë më i shtuar për të gjitha varrezat e dëshmorëve në komunën e Prishtinës, ndërsa për kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani ai thotë se është bërë përzierje e varrosjes së dëshmorëve dhe veteranëve të cilët janë varrosur pas përfundimit të luftës.

“Varrezat janë të përziera për shkak se aty janë 27 varreza të dëshmorëve dhe janë 11 varreza të veteranëve që kanë vdekur pas luftës kështu që në kohen kur janë varrosur këta pas luftës nuk e kanë zgjedhur lokacionin e duhur në kuptimin vendin e duhur për shkak se i kanë fut në mes varrezave të dëshmorëve dhe kjo na merr kohë deri sa ta bëjmë një zgjidhje adekuate”, thotë ai.

Ndërkaq, sipas tij, mirëmbajtja e varrezave është më e mirë se e herëve tjera.

Blerim Berisha, vëllai i dëshmorit Besim Berisha, thotë për KALLXO.com se ndërprerja e ndërtimit të varrezave është shqetësuese për ta.

“Mirëmbajtja është më e mirë në krahasim me vitet e mëparshme mirëpo brenga e jonë është që firma që i ka marr me i rregullu varrezat në Prishtinë e cila ka qenë e kontraktuar nga Ministria e Planifikimit Hapësinor e ka ndërprerë punën të cilën e ka filluar që dy vite”, tha Berisha.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë thënë që nuk është nën përgjegjësinë e tyre të përkujdesen për varrezat.

MMPH thotë se është përgjegjëse vetëm për mirëmbajtjen e kompleksit tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, që gjendet brenda rrethojave të njëjta me varrezat e dëshmorëve.

Ndërkaq drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Idriz Blakaj thotë se gjendja e mjerueshme e këtyre komplekseve është e tillë si pasojë e mungesës së buxhetit për mirëmbajtjen e tyre ndërsa u jep të drejtë të gjithë atyre që ankohen për gjendjen e këtyre memorialeve.

“Familjarët e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta me plot të drejtë ankohen sepse gjendja e memorialëve me të vërtetë është tepër shqetësuese” thotë Blakaj.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori