LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e lejojnë të luajë me gjarpërinj fëmijën e tyre të vogël (Video)

Prindërit e lejojnë të luajë me gjarpërinj fëmijën e tyre të vogël (Video)

Prindërit nga një regjion i Kinës, që besohet se kultivojnë gjarpërinj për shitje, e kanë lejuar fëmijën e tyre, që ende nuk di të flasë, të luajë me krijesat e rrezikshme.

Madje, ata qeshin dhe e filmojnë vogëlushin që nuk duket të ketë as 2 vjeç, dhe nuk është i vetëdijshëm për rrezikun që paraqesin reptilët, transmeton Telegrafi.

“Mund t’i duken si lodra, po as që e di se mund ta lënë me pasoja për jetën”, ka qenë një koment, ndërsa është kërkuar të identifikohen të rriturit që e lejuan të luante.


Pamjet e shpërndara në internet, i kanë rrëqethur shumë njerëz, që kanë thënë se nuk po mund t’i shohin deri në fund. /Telegrafi/

https://youtu.be/K76JAZG6_zc