LAJMI I FUNDIT:

Prindër, kjo është mosha nga e cila do të duhej të kujdeseni për peshën trupore të fëmijës

Prindër, kjo është mosha nga e cila do të duhej të kujdeseni për peshën trupore të fëmijës

Obezieti është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit, mirëpo nuk kuptohet dhe nuk i kushtohet kujdes serioz

Studimi i ri propozon që prindërit të ndjekin peshën që nga mosha dyvjeçare, transmeton Telegrafi.


Ekipi i shkencëtarëve, në krye me Lamiece Hassan, ka studiuar 54 studime ndërkombëtare.

Kanë analizuar të dhënat e më shumë se 700 mijë fëmijëve dhe kanë zbuluar indeksin tipik të masës trupore të vajzave dhe djemve në moshën midis 4 dhe 11 vjeç.

Mirëpo, studimet të cilat i kanë ndjekur fëmijët në moshën e hershme (para moshës katërvjeçare) që atëherë kanë gjetur shenja të dukshme obeziteti.

Kjo do të thotë që matja që në fillim të shkollës nuk është e mjaftueshme në mënyrë që të pengojmë rrezikun nga obeziteti.

Studimi i mëparshëm është kyç për të eliminuar rrezikun nga sëmundja siç janë diabeti i tipit 1 dhe mëlçia yndyrore.

Pikërisht për këtë ekipi i ekspertëve propozon që prindërit të ndjekin peshën trupore që nga mosha dyvjeçare e fëmijës.

Çfarë është normale?

Obeziteti ka filluar gjithnjë e më shumë të shfaqet në moshën e hershme, andaj prindërit më vështirë i vërejnë shenjat.

Problemi qëndron në indeksin e masës trupore (BMI), i cili merret parasysh në matjen e muskujve dhe yndyrës te fëmijët.

Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, djemtë në moshën nga dy vjeç peshojnë përafërsisht 12,5 kilogramë, ndërkaq vajzat 12 kilogramë. /Telegrafi/