LAJMI I FUNDIT:

Princi Philip përfshihet në një aksident automobilistik

Princi Philip përfshihet në një aksident automobilistik

Princi Philip, duka i Edinburghut është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së djeshme.

Pallati mbretëror konfirmoi se aksidenti ndodhi pranë “Sandringham Estate”, kur humbi kontrollin e veturës “Range Rover” dhe u përplas me një minibus që transporton njerëz.


Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mediat e huaja raportojnë se Princi Philip nuk pësoi asnjë dëmtim, përveç tronditjes psikologjike.

“Ai ishte i vetëdijshëm, por shumë i tronditur”, tha korrespondenti mbretëror Nicholas Witchell. /Telegrafi/