LAJMI I FUNDIT:

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite në Ankara, pritet nga Erdogan

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite në Ankara, pritet nga Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti Princin e Kurorës Mohammed bin Salman me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara.

Sipas një deklarate të përbashkët, liderët theksuan vendosmërinë e vendeve për të nisur një epokë të re të bashkëpunimit gjithëpërfshirës në shumë fusha.


Ankaraja dhe Riadi vendosën të thellojnë konsultimet dhe bashkëpunimin për çështjet rajonale për të forcuar stabilitetin dhe paqen, thuhet në deklaratë.

Të dy liderët u zotuan të zhvillojnë dhe ruajnë bashkëpunimin mbi bazën e “vëllazërisë historike” të dy kombeve për të ardhmen e rajonit.

Gjithashtu, ata theksuan rëndësinë e rritjes së numrit të fluturimeve, lehtësimin e tregtisë dypalëshe, eksplorimin e mundësive për investime dhe shndërrimin e tyre në partneritete konkrete.

Arabia Saudite shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Turqisë për kandidaturën e Riadit për të organizuar EXPO 2030, sipas deklaratës së përbashkët.

Në fund të muajit prill, Erdogan zhvilloi një vizitë pune dyditore në Arabinë Saudite me qëllim rritjen e lidhjeve dypalëshe.

Gjatë vizitës së tij, Erdogan takoi mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe princin saudit, me të cilët diskutoi çështje të ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe.

Gjatë kthimit në Turqi pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, Erdogan tha se Turqia dhe Arabia Saudite janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet për interesat e përbashkëta dhe stabilitetin e rajonit.

Ndërsa negocionte me Egjiptin, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për normalizimin e marrëdhënieve, Erdogan i përshkroi këto përpjekje si një “epokë të re” për një proces të krijimit të miqve dhe jo armiqve. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori