LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles dhe Dukesha nisin sot turneun në Ballkan

Princi Charles dhe Dukesha nisin sot turneun në Ballkan

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq është e para e cila do të takojë princin britanik, Charles dhe gruan e tij Camillën në turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit.

Princi dhe dukesha pas Kroacisë do të vazhdojnë vizitën e tyre në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa do ta përfundojnë atë më 19 mars duke vizituar Kosovën.


Princi dhe dukesha do të priten nga presidentja e Kroacisë, ndërsa kanë planifikuar që të vizitojnë pjesën historike të qytetit.

Nesër (15 mars), princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Pas Kroacisë, princi dhe dukesha do të nisen për Beograd ku atje do të qëndrojnë më 16 dhe 17 mars. Ditën e nesërme ata planifikojnë të jenë në Podgoricë, ndërsa me 19 vizita e tyre në Ballkan do të përmbyllet me Kosovën.