LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin për herë të fundit iu drejtua opinionit pak ditë më pare, çfarë tha?

Prigozhin për herë të fundit iu drejtua opinionit pak ditë më pare, çfarë tha?

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i dyshohet se humbi jetën mbrëmë nga rrëzimi i aeroplanit, ka publikuar pak ditë më parë video e parë pas rebelimit që organizoi në fund të qershorit.

Videoja, që besohet të ketë origjinën në Afrikë, u shfaq të hënën në kanalet Telegram të lidhura me grupin Wagner, transmeton Telegrafi.


“Temperatura është mbi 50 gradë Celsius, gjithçka si duam. Wagner e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet, dhe Afrikën – më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, ne jemi një makth për ISIS-in dhe Al Kaedën dhe banditët e tjerë”, tha Prigozhin.

Argumentet pro dhe kundër teorisë se aeroplani i Prigozhinit u rrëzua me raketa
Lexo po ashtu Argumentet pro dhe kundër teorisë se aeroplani i Prigozhinit u rrëzua me raketa

Ai gjithashtu deklaroi se Wagner është duke rekrutuar njerëz dhe se grupi do të “përmbushë detyrat e përcaktuara”.

E ardhmja e Wagner dhe Prigozhinit ka qenë e pasigurt që nga qershori, kur ata organizuan një rebelim kundër institucionit ushtarak rus, dhe Kremlini tha më pas se Prigozhin dhe disa nga luftëtarët e tij, të cilët luftuan në disa nga betejat më të vështira në Ukrainë, do të shkonin në Bjellorusi.

Pas rebelimit, disa anëtarë të Wagner u zhvendosën në Bjellorusi dhe filluan të trajnojnë ushtrinë.

Kujtojmë se një aeroplan u rrëzua dje në rajonin Tver me dhjetë pasagjerë, mes të cilëve dyshohet se ishte edhe kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin. Të gjithë pasagjerët humbën jetën kur aeroplani u rrëzua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori