LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesit pakistanez i ra sipër një top i zjarrtë, derisa po e udhëhiqte emisionin (Video)

Prezantuesit pakistanez i ra sipër një top i zjarrtë, derisa po e udhëhiqte emisionin (Video)

Shikuesit e një kanali televiziv në Pakistan mbetën të habitur, kur prezantuesit që po udhëhiqte një emision Live, i ra sipër një top i zjarrtë.

Fillimisht, ai lëvizi pasi u dëgjua një krismë e lehtë, ndërsa nisi të largohej kur prej tavanit i ra objekti i ndezur, transmeton Telegrafi.


“A mendoni se ekstremistët, e kanë më të lehtë ta kalojnë kufirin në grup”, ka thënë pakistanezi, para se të ndodhte rasti i pazakontë. Madje, mysafiri qëndronte i qetë dhe mbante shënime, pa ditur se çfarë po ndodhte përballë tij.

Zyrtarët e transmetuesit, kanë thënë se ende nuk e dinë burimin e zjarrit, që nuk e ka lënë me ndonjë lëndim, sepse arriti ta shmangte me shpejtësi. /Telegrafi/