LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet ŠKODA FABIA: Më e madhe, më e sigurtë dhe më efikase

Prezantohet ŠKODA FABIA: Më e madhe, më e sigurtë dhe më efikase

Njëzet e dy vite pas debutimit të parë të ŠKODA FABIA, prodhuesi çek ka prezantuar gjeneratën e katërt të veturës popullore për vozitje nëpër qytet.

është krijuar në fabrikën modulare MQB-A0 të Volksëagen grupacionit, Fabia është vetura me hapësirë më të madhe në segmentin e veturave të njejta, duke shtuar këtu edhe funksionalitetin dhe sistemin e sigurisë.

Vlera për paratë, është karakteristikë që e kësaj veture. Këtu shtohet edhe teknologjia Simply Clever.

Bërja e kësaj veture në bazën MQB-A0 të grupacionit Volksëagen mundëson enterier më të mirë dhe më të bukur, duke tejkaluar katër metra (41088 mm). Bagazhi që ishte më i madh se i të gjithëve me 330 litra, tanimë është shtuar edhe për 50 litra, duke përfunduar me 380 litra gjithësejt.

Dritat e para kanë vija të theksuara ndërsa dritat e pasme kanë LED teknologji dhe strukturë të kristaltë që jep dizajn ndryshe.

Enterieri i ridizajnuar përfshin displayn qendror.

Fabia e re do të jetë e përfshirë me nivelet Active, Ambition dhe Style. Edicioni sportiv Monte Carlo do të vijë më vonë.

Do të ketë fuqi filluese prej 48 kë (65K) e deri më 110 kë dhe (150KC).

Me ndryshimet e reja, Fabia është vetura më aerodinamike në segmentin e vet.

Rezervoari prej 50 litra i’a shton vlerën kësaj makine, duke mundësuar më shumë se 900 km vozitje sipas sistemi WLTP.

Të gjithë motorët i plotësojnë kushtet për ekologji me motorë standard Euro 6.

Prodhuesi çek ka menduar që të përfshije 43 lloje të detajeve të reja për veturën që ju prezanton në këtë moment.