LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet përmbajtja e SMS-ve të këshilltarit të Limajt për OShP-në

Prezantohet përmbajtja e SMS-ve të këshilltarit të Limajt për OShP-në

Njeriu i afërt i Fatmir Limajt, Mevludin Krasniqi, kishte shkëmbyer SMS me ish-drejtorin e prokurimit të MTPT-së, Nexhat Krasniqi, lidhur me përzgjedhjen e gjykatësve të tenderëve.

Përmbajtja e mesazheve është prezantuar sot në procein gjyqësor për korrupsion që zhvillohet ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve.


“Sot propozohen anëtarët e OSHP-së”, thuhej në SMS-në që Mevludin Krasniqi ia kishte dërguar të akuzuarit Nexhat Krasniqi.

Prokurori Charles Hardaway nuk ka specifikuar se çfarë tenton të dëshmojë me përmbajtjen e këtij mesazhi por e ka pyetur dëshmitarin për qëllimin e dërgimit të SMS-së me përmbajtje të këtillë.

“Ky ka qenë informacion publik dhe vetëm kam dashtë ta informoj për lajmin”, ka qenë përgjigjja e Mevludin Krasniqit.

Diskutimi ka vazhduar me pyetjet për qëllimin e SMS-së.

“Pasi që këshilltari politik nuk ka pasur ndonjë ndikim në nominimin e anëtarit të OShP-së, atëherë përse i keni treguar Nexhat Krasniqit se anëtaret e OShP-së do të propozoheshin atë ditë?”, ka pyetur Hardaway.

Por, Krasniqi ka mohuar çdo mundësi të intervenimit politik.

“Kjo informatë është informacion publik, sepse puna e të gjitha institucioneve ka qenë e varur nga OShP-ja dhe me sa e mbaj në mend ajo ka qenë hera e parë që OShP është hapur”, tha dëshmitari Krasniqi.

Dëshmitari nuk ka dhënë detaje të tjera për përmbajtjen e SMS-ve ndërsa seanca ka vazhduar me përballjen e avokatit Tahir Rrecaj dhe prokurorit Hardaway rreth rimarrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Në kohën për të cilën po gjykohet Fatmir Limaj, Mevludin Krasniqi ka qenë ndër personat më të besueshëm të tij.

Mirëpo, kur Limaj u largua nga PDK dhe formoi patinë e tij (NISMA për Kosovën), Krasniqi vendosi të qëndrojë në partinë e vjetër.

Tash Mevludin Krasniqi është zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në procesin e njëjtë me Limajn me të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe biznesmeni Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet “MTPT 1” dhe “MTPT 2”, më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori