LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Mercedes-AMG GT 63 S E Performance F1 Edition, version i veçantë më emër të komplikuar

Prezantohet Mercedes-AMG GT 63 S E Performance F1 Edition, version i veçantë më emër të komplikuar

Mercedes-AMG GT 63 S E Performance është në treg prej disa muajve, e tashmë është bërë me version të veçantë.

Pasi që Edition kushton 218.674 euro dhe u prezantua në fillim të shkurtit, tani po vjen një model më i fuqishëm i Mercedesit (deri në ardhjen e modelit AMG One), ku blerësit duhet të shpenzojnë më shumë para për të, transmeton Telegrafi.


F1 Edition në Gjermani kushton 222.815 euro. Për pakon e ndryshimeve vizuele duhet ndarë 23.800 euro shtesë.

Siç e tregon emri, versioni i ri është i inspiruar në Formula 1 ku Mercedes Petronas F1 nuk ka pasur edhe aq të mirë sezonin.

Kjo veturë prodhon 843 kuaj-fuqi dhe ka një kapak të AMG F1, që nënkupton se është një prej Mercedesëve më të fuqishëm. /Telegrafi/