LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Bugatti Mistral Roadster 2024

Prezantohet Bugatti Mistral Roadster 2024

Bugatti quad-turbo W-16 është një kryevepër e inxhinierisë dhe një simbol i tepricës së pastër, por që fundi i këtij motori të jashtëzakonshëm është afër.

Kur Volkswagen Group e kaloi kontrollin e Bugatti tek prodhuesi kroat i veturave elektrike Rimac, ishte një e qartë se e ardhmja e markës ultra luksoze do të jetë plotësisht elektrike. Si modeli i fundit që do ta ketë motorin W-16, Bugatti Mistral i ri – i sapo prezantuar në Pebble Beach gjatë Javës së Makinave Monterey – është makina që sinjalizon atë tranzicion.


Edhe pse ka një emër tjetër, Mistral gjithashtu e kompleton ciklin jetësor të Bugatti Chiron, pasi që është një version konvertibil i hiperveturës, diçka që nuk është ofruar deri më tani, transmeton Telegrafi.

Do të prodhohen vetëm 99 njësi të Mistral dhe secila nga to do të kenë çmim prej 4.9 milion eurove, duke u bazuar në kursin aktual të këmbimit në SHBA. Nga Bugatti deklaruan se të gjitha veturat janë shitur, ndërsa dërgesat do të fillojnë nga viti 2024.

Edhe pse është shumë i afërt me Chiron, Mistral është më shumë se një veturë pa çati. Ekipi i dizajnit i dha veturës një front të ri radikal, një front i cili gjuhën grabitqare të dizajnit, pionier i dy edicioneve ultra të mëparshme – Bugatti Divo dhe Bugatti La Voiture Noire. Mistral nuk është një “bukuri natyrore”, me dritat e montuara në parafango dhe grilën e markës me “patkua” në fund të një “feçkë” të zgjatur.

Xhami i përparmë i prerë i Mistral lakohet si një vizore dhe përputhet me panelet anësore të cekëta. Në asnjë nga imazhet zyrtare nuk shihet se vetura do të ketë çati, por Bugatti për Car and Driver tha se makina do të ofrohet me një panel të përkohshëm me kapëse dhe jo me një çati të plotë.

Motori është ai ekzistuesi W-16 8.0 litërsh me katër mbushës turbo dhe prodhon 1578 kuaj fuqi. Është motori me performancës të njëjtë me Chiron Super Sport 300+, model ky i cili vendosi një rekord për shpejtësi në vitin 2019.

Fuqia në rrugë arrihet nëpërmjet një transmisioni me friksion me shtatë shpejtësi dhe me ngasje me të gjitha rrotat. Bugatti ende nuk ka lëshuar detaje të tjera rreth performancës për Mistral, por kanë bërë të ditur se do të ketë shpejtësi maksimale prej 420kMh. /Telegrafi/