LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet aplikacioni që mat nivelin e rrezatimit ultravjollcë

Prezantohet aplikacioni që mat nivelin e rrezatimit ultravjollcë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka prezantuar një aplikacion të ri në telefonat inteligjentë që regjistron informacione për nivelet e rrezatimit ultravjollcë (UV) dhe paralajmëron kur është e nevojshme të aplikohet mbrojtja nga dielli.

Zhvilluar në partneritet me Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO), Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), SunSmart Global UV është falas (Apple App dhe Google Play) dhe kërkon të “zvogëlojë barrën globale të kancerit të lëkurës dhe dëmtimeve të lidhura me UV ”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Aplikacioni përdor të dhënat aktuale nga shërbimet e motit. “Dëshmitë tregojnë se ekspozimi i tepërt ndaj ultravjollcës është një shkaktar kryesor i kancerit të lëkurës. Kështu që është e rëndësishme që njerëzit të dinë kur dhe si të mbrohen”, tha Dr. Maria Neira, drejtore e Departamentit të Mjedisit, Ndryshimeve Klimatike dhe Shëndetit të OBSH-së.

Vlerësohet se më shumë se 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës janë diagnostikuar globalisht në vitin 2020, njoftoi OBSH.

“Në të njëjtën periudhë, më shumë se 120 mijë njerëz në mbarë botën humbën jetën nga sëmundja”, thuhet në deklaratë.

Sidomos gjatë verës, niveli i rrezatimit UV është shumë i lartë dhe mbrojtja e lëkurës është e rëndësishme, theksoi WMO.

Në varësi të llojit të lëkurës, djegia nga dielli mund të shfaqet vetëm pas 15 minutash në diell pa mbrojtje. Sipas WMO, rrezatimi UV vlerësohet në një shkallë nga 1 (i ulët) në 11 ose më shumë (ekstrem). Mbrojtja nga dielli rekomandohet nga niveli 3.

Në Evropë, rrezatimi shpesh arrin nivelin 8 gjatë ditëve të verës, tha një zëdhënës i WMO. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori