Nokia gjatë së shtunës shtoi dy telefona të rinj në serinë e saj C – Nokia C32 dhe Nokia C22.
Nokia C32 është telefoni i parë i serisë C që ka një kamerë 50MP dhe është gjithashtu i ndërtuar sipas një standardi të klasit të lartë me xham në pjesën e përparme dhe të pasme. C32 dhe C22 janë vlerësuar me IP52 për mbrojtje nga pluhuri dhe uji.
Në pjesën e përparme, të dy telefonat, si Nokia C32 po ashtu dhe C22 kanë një LCD 6.5 inç HD+ me xham paksa të lakuar 2.5D. Një veçori tjetër e përbashkët është bateria 5,000mAh me karikim 10W dhe qëndrueshmëria e pretenduar nga kompania deri në tre ditë. Nokia thotë se jetëgjatësia e baterisë ndihmohet nga menaxhimi i kursimit të baterisë me energji artificiale, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Nokia C32 ka një skaner të gjurmëve të gishtërinjve të montuar në anë, një kamerë kryesore me sensor 50MP me modalitetin për fotografinë e natës, modalitetin e portretit dhe Auto HDR, si dhe një kamerë të dedikuar të dedikuar për makro fotografi me sensor prej 2MP. Në pjesën e përparme, ka një kamerë selfie 8MP që mbështet hapjen e telefonit me fytyrë edhe nëse keni vendosur një maskë.
Telefoni fuqizohet nga një Unisoc SC9863A SoC me 3 GB ose 4 GB RAM dhe 64 GB ose 128 GB memorie. Kjo e fundit mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Nokia C32 përdor Android 13 dhe kompania finlandeze ka premtuar dy vjet përditësime të sigurisë. Ngjyrat e telefonit janë Charcoal, Autumn Green dhe Beach Pink, me çmimin që fillon nga 129 euro.
Tani të flasim për Nokia C22. Ky telefon e zvogëlon panelin e pasmë në plastikë dhe ka një skaner të integruar të gjurmëve të gishtërinjve.
Pjesa e pasme ka një kamerë kryesore 13MP dhe një sensor për makro fotografi 2MP, ndërsa në pjesën e përparme, ndan të njëjtën kamerë selfie prej 8MP, e që në të njëjtën mënyrë mundëson hapjen e telefonit me fytyrë edhe nëse ju keni vendosur një maskë.
Nokia C22 vjen me 2 GB ose 3 GB RAM dhe 64 GB memorie. Ju mund ta rritni memorien përmes hapësirës për vendosjen e kartës microSD. Ngjyrat e Nokia C22 janë Midnight Black dhe Sand, me çmimin që fillon nga 109 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit
Më shumë reklama po vijnë në Instagram
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel