LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi interesant i Ziyech te Galatasaray – ai u shfaq në tribunën e tifozëve dhe u bën udhëheq i tyre për disa momente

Prezantimi interesant i Ziyech te Galatasaray – ai u shfaq në tribunën e tifozëve dhe u bën udhëheq i tyre për disa momente

Galatasaray ka nënshkruar me anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech, i cili vjen si huazim por me opsion të volitshëm blerjeje.

Klubi turk ka paguar një tarifë huazimi prej 3.5 milionë euro për Ziyech dhe do të paguajë 2.8 milionë euro të tjera nëse dëshirojnë ta marr lojtarin verën e ardhshme.

Ziyech u shfaq në tribunat e stadiumit “RAMS Park”, ku Galatasaray luajti ndaj Trabzonspor dhe fitoi 2-0.


Me një kapele në kokë dhe syze, ai i ngjit në sektorin ku qëndrojnë ultrasit e klubit, duke u shfaqur pastaj.

30-vjeçari vendosi gishtin mbi buzët e tij, me turmën që heshti para se të shpërthejë në festë.

Ziyech qëndroi në vendin ku qëndron udhëheqësi i tifozëve, ndërsa drejtonte ata. Atij pastaj iu dha një fanellë dhe shall i Galatasaray.

Dështuan ta transferonin Rashicën, Galatasaray zyrtarizon Hakim Ziyechin nga Chelsea
Lexo po ashtu Dështuan ta transferonin Rashicën, Galatasaray zyrtarizon Hakim Ziyechin nga Chelsea

Në janar, Ziyech ishte vendosur të bashkohej me Paris Saint-Germain në formë huazimi, por lëvizja nuk u mbyll për shkak të një problemi me dokumentet.

Më pas, në qershor, Ziyech ishte gati të nënshkruante për Al-Nassr, por marrëveshja nuk ishte në gjendje të realizohej për shkak të një problemi në gju të zbuluar gjatë ekzaminimit të tij mjekësor.

Marokeni iu bashkua Chelseat nga Ajaxi në vitin 2020, por zhgënjeu gjatë kohës së tij në klubin anglez.

Në total, Ziyech ka bërë 104 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 14 gola, ndërsa ka dhënë 13 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Ndërkombëtare
Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

La Liga
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori