LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet e çuditshme të Vuçiqit pas fjalimit të Kurtit në Tetovë

Pretendimet e çuditshme të Vuçiqit pas fjalimit të Kurtit në Tetovë

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Vuçiq.

Kurti e këshilloi nga Tetova qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë.


“Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarise e sa më larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi dhe as nga Putini. Aq më afër ajo, pra aq më afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit të Bashkimit Europian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni jonë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedonine e Veriut”, tha Kurti.

E Vuçiq pretendon se Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë.

Kurti nga Tetova: Në rrugën Prizren - Tetovë është paraparë tunel
Lexo po ashtu Kurti nga Tetova: Në rrugën Prizren - Tetovë është paraparë tunel

“Vizita e Kurtit ne Tetovë është skandal mbi skandale. Aty u promovua ideja e Shqipërisë së Madhe, aty u shfaqën simbolet e saj. Kurti u prezantua aty si kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Përuroi rrugën Adema Demaći i cili ishte edhe mentori dhe idhulli i Albin Kurtit”.

“Nëse nuk do të ishim kaq të fortë, ta dini se ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe pyetja është se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë. Kurti duket se ka mbështetjen e heshtur të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

Edhe pse shfaqi frikën e një sulmi nga ushtria e Kurtit presidenti serb u tha ndjekësve të intervistës së tij me gazetaren e PiNK TV se i duhet të përpiqet nga njëra anë të ruajë paqen dhe nga ana tjetër të forcojë ushtrinë.