LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Tetova: Në rrugën Prizren – Tetovë është paraparë tunel

Kurti nga Tetova: Në rrugën Prizren – Tetovë është paraparë tunel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij në fshatin Vicë të malësisë së Tetovës foli edhe për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren.

“E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjell Zoti në tokë, malet e Sharrit i kanë ndarë dhe kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”, deklaroi Kurti duke shtuar se si qeveri shprehin interesim që të ecin sa më shpejt për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës.


Kryeministri Kurti tha se në ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë parashihet edhe një tunel dhe se në bazë të llogaritjeve që janë bërë, nuk është një kosto e lartë.

“Në bazë të llogaritjeve të cilat janë bërë, nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, me qenë se, shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia”, shprehet Kurti.

Zv.ministri për Infrastrukturë, Hysen Durmishi bëri të ditur se rruga Prizren – Tetovë mbetet prioritet për Qeverinë e Kosvës, ndërsa rruga përfshin edhe ndërtimin e tunelit 6.5 kilometra, ku përfshihet edhe dalja në autostradën “Ibrahim Rrugova”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori