Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është takuar me deputetët gjermanë: Jürgen Hardt, Peter Beyer, Stephan Mayer dhe Roderich Kiesewetter.
Në takim me deputetët gjermanë, Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet me shtetin gjerman janë të shkëlqyeshme dhe se ky shtet paraqet partner strategjik për Kosovën.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë për mbështetjen gjermane edhe më tej, posaçërisht në rrugën evropiane, sikurse edhe atë të aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin e vet kundrejt qytetarëve të Kosovës.
Në takim me deputetët gjermanë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, porse ka përmendur diskursin nxitës nga pala serbe, sikurse edhe shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan për ta destabilizuar rajonin.
Presidentja Osmani, në këtë kontekst, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë dhe ka ritheksuar se Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë organizimi rajonal në të cilin nuk trajtohet e barabartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare