LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani për sulmin e armatosur në Oslo: Qëndrojmë me popullin e Norvegjisë

Presidentja Osmani për sulmin e armatosur në Oslo: Qëndrojmë me popullin e Norvegjisë

Pas kryeministrit Kurti edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin të sotëm në Oslo, ku mbetën të vrarë dy persona dhe 14 të plagosur.

Presidentja Osmani ka thënë se ky është një sulm ndaj lirisë, pavarësisë e të drejtave të njeriut.


“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, gjatë të shtënave të mbrëmshme në një klub nate në Oslo./Telegrafi/