LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Greqisë shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 25 qershor

Presidentja e Greqisë shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 25 qershor

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, shpërndau sot Parlamentin dhe caktoi zgjedhjet e reja parlamentare për 25 qershor.

Dekreti presidencial, i cili u nënshkrua nga kryeministri i përkohshëm Ioannis Sarmas dhe anëtarët e qeverisë kalimtare, u dha tetë ditë pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk fitoi shumicën absolute, shkruan Kattimerini.


Partia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis fitoi zgjedhjet me 40.8 për qind të votave, por nuk arriti të sigurojë një shumicë të plotë për të formuar një qeveri më vete, transmeton Telegrafi.

Në vend të dytë sipas numrit të votave të fituara është partia e majtë Syriza, e cila ka marrë 20,1 për qind të votave, ndërsa socialistët PASOK-Kinala, e kryesuar nga Nikos Androulakis, zënë vendin e tretë me 11,46 për qind të votave.

Tri partitë më të fuqishme të vendit kundërshtuan mandatin e ofruar për të formuar një qeveri, duke kërkuar për një votim të dytë më 25 qershor, pas së cilës u emërua një qeveri kalimtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori