LAJMI I FUNDIT:

Presidentja braziliane drejt gjyqit, pritet shkarkimi

Presidentja braziliane drejt gjyqit, pritet shkarkimi
President Dilma Rousseff attends a news conference after visiting the new Embraer KC 390 military transport aircraft in Brasilia, Brazil April 5, 2016. REUTERS/Adriano Machado

Dhoma e Ulët e Kongresit të Brazilit miratoi nisjen e procedurave për paditjen e Presidentes së vendit, Dilma Rusef me akuzën se ajo manipuloi llogaritë e qeverisë.

Kampi pro paditjes së Rusefit fitoi lehtësisht dy të tretat e votave në sallë pas një debati të gjatë.


Tashmë, ky mocion do të dërgohet në Dhomën e Lartë të Kongresit, në Senat, i cili pritet që të pezullojë nga detyra presidenten Rusef ndërsa zhvillohet gjyqi.

Vetë Rusefi i ka mohuar akuzat dhe thotë se kundërshtarët e saj po organizojnë një grusht shteti. Partia e Punëtorëve, nga e cila Rusefi ka dalë, bëri me dije pas votës se tani beteja do të vazhdojë në Senat, i cili pritet që të konsiderojë këtë çështje në muajin maj.

Kundërshtarët e Rusefit siguruan 367 vota në Dhomën e Ulët, duke kaluar limit prej 342 që duheshin.

Votimi nisi pas deklaratave të forta të deputetëve dhe liderëve partiakë në një seancë të transmetuar drejtpërdrejtë në televizione dhe gjithashtu në ekrane të mëdhenj në qendrat e qyteteve.

Qindra e mijëra protestues ndoqën seancën në këto ekrane gjigante, me mbështetësit e Rusefit të veshur me të kuqe, ndërsa kundërshtarët e saj me të verdha dhe të gjelbra, ngjyrat e flamurit brazilian.

Rreth 25 000 protestues nga të dyja palët ishin jashtë Kongresit, ndërsa aty zhvillohej seanca e ndarë nga një mur hekuri dy metra i lartë dhe 1 kilometër i gjatë. Tashmë, nëse Senati voton pro paditjes së Rusefit, ajo do të përballet me gjyqin në Dhomën e Lartë të Kongresit dhe do të shkarkohet nga detyra nëse shpallet fajtore.

Gjatë gjithë këtij procesi, Presidentja Rusef ka vetëm dy mundësi për apel. Analistët thonë se fati i saj duket i vendosur, pasi sondazhet tregojnë se ajo ka humbur shumë mbështetje popullore për shkak të krizës së rëndë ekonomike me të cilën po përballet vendi. Rusef akuzohet se manipuloi llogaritë e qeverisë për të mbuluar deficitin në rritje dhe për ta paraqitur performancën e qeverisë më mirë se sa ishte, para fushatës për zgjedhjen e saj në krye të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori