LAJMI I FUNDIT:

Presidentin e SHBA-ve e eskortuan në samitin e G-20-ës, 26 vetura të policisë, 14 motoçikleta, 27 të Shërbimit Sekret, një veturë e SWAT-it si dhe një autoambulancë (Video)

Presidentin e SHBA-ve e eskortuan në samitin e G-20-ës, 26 vetura të policisë, 14 motoçikleta, 27 të Shërbimit Sekret, një veturë e SWAT-it si dhe një autoambulancë (Video)

Pjesëmarrja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Samitin e G-20-ës që po mbahet  në Hamburg të Gjermanisë, ka pushtuar titujt e medieve botërore.

Por, edhe arritja e tij në samit ka tërhequr vëmendjen e mijëra gjermanëve që kishin dalur nëpër rrugë për ta përshëndetur, por ajo çfarë u ra më shumë në sy ishte eskorta prej hiq më pak se 71 mjeteve motorike, transmeton Telegrafi.


Dhe duket se numri i madh i protestuesve kundër mbajtjes së samitit në Hamburg kishte alarmuar autoritet lokale, por edhe Shërbimin Sekret që përkujdeset për sigurinë e presidentit Trump.

Ata kishin vendosur që në eskortën e të parit të Shtëpisë së Bardhë të fusin 26 vetura të policisë, 14 motoçikleta, 27 vetura të Shërbimit Sekret, një veturë të blinduar të njësisë elitare SWAT si dhe një autoambulancë.

Në këto eskortë nuk përfshihet vetura presidenciale njohur me nofkën “Bisha”, si dhe ato të mbrojtjes së afërt.

“Bisha” është një veturë unike për faktin se i reziston shpërthimit të bombës, dhe është e dizajnuar për t’i bërë ballë sulmit kimik dhe atij me predha.

Shasia e tij është e punuar nga metali i veçantë prej 5 inç trashësi, derisa dyert e tij janë më të rënda sesa ato të aeroplanit Boeing 757.

Ajo gjithashtu është e pajisur me pushkë automatike që t’i kundërpërgjigjet ndonjë sulmi të mundshëm, si dhe ka qese me gjakun e Trumpit në rast se presidenti plagoset apo lëndohet.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur në rrugët e Hamburgut parakalon eskorta e presidentit amerikan e cila gjatë gjithë kohës paralajmëronte ardhjen me sirena. /Telegrafi/