LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas reagon ndaj imazheve nga Bucha: Ky është gjenocid, kjo po ndodh në Evropën e shekullit XXI-të

Presidenti ukrainas reagon ndaj imazheve nga Bucha: Ky është gjenocid, kjo po ndodh në Evropën e shekullit XXI-të

“Ky është gjenocid”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur pas imazheve të trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugët e Buchas, në veriperëndim të kryeqytetit të Kievit.

Kur u pyet gjatë një paraqitjeje në programin “Face the Nation” të CBS News nëse Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, Zelensky u përgjigj “Në të vërtetë. Ky është gjenocid”.

“Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, vazhdoi ai.


Ukraina nuk dëshiron të jetë “nënshtruar ndaj politikës së Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi”.

“Kjo po ndodh në Evropën e shekullit XXI-të. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, theksoi presidenti.

Ndryshe, trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona, sipas imazheve të publikuara nga AFP.

Mizoritë e supozuara kanë tërhequr zemërim ndërkombëtar, me udhëheqësit perëndimorë që bëjnë thirrje për hetime për krimet e luftës dhe sanksione të reja ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Evropa
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Evropa
Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Amerika
Kalo në kategori