LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump: Jo tarifa të reja tregtare për Kinën, do të ulemi sërish në bisedime

Presidenti Trump: Jo tarifa të reja tregtare për Kinën, do të ulemi sërish në bisedime

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të shtyjë vendosjen e tarifave të reja ndaj Kinës. Komenti u bë pas një takimi me presidentin Xi Jinping që rezultoi në “rikthimin në drejtimin e duhur” të bisedimeve të ngecura tregtare.

Duke folur të shtunën në një konferencë për shtyp në mbyllje të samitit të G20-së në Osaka të Japonisë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të punojnë për të rifilluar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare.

“Patëm një takim të mrekullueshëm dhe do të vazhdojmë të negociojmë. Premtoj që për momentin nuk do t’i rrisim tarifat ndaj Kinës. Janë edhe rreth 350 miliardë dollarë mallra të cilave mund t’u vendosen tarifa, por nuk do ta ndërmarrim këtë hap. Do të rifillojmë punën me Kinën aty ku ishim ndalur dhe të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Trump.

Gjithashtu ai tha se do t’i lejojë kompanitë amerikane t’i shesin produkte kompanisë Huawei, gjigantit kinez të telekomunikacioneve për të cilin komuniteti amerikan i zbulimit ka paralajmëruar se mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit në hapje të takimit, Xi tha se, “Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë bashkërisht nga bashkëpunimi, ashtu siç humbasin nga konfrontimi. Bashkëpunimi dhe dialogu janë më mirë se fërkimet dhe përplasjet”, përcjell Zëri Amerikës.

Xi tha se ai dëshiron të shkëmbejë pikëpamjet me Presidentin Trump për çështjet në themel të zgjerimit të marrëdhënies Kinë-SHBA, në mënyrë që të përcaktojmë drejtimin e marrëdhënies tonë.

Trump vuri në dukje “marrëdhënien e shkëlqyer” me Xi dhe tha se, “duam të bëjmë diçka për ta ngritur edhe tregtinë në këtë nivel. Mendoj se është diçka që arrihet lehtësisht”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se të dyja vendet kishin qenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje historike tregtare, por pastaj “diçka ndodhi dhe doli disi nga parashikimi”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori