“Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të njerëzve, për shkak të aksidentit në Bakadjik të rajonit Yambol”, theksohet në telegramin e presidentit Sejdiu.

Populli i Kosovës – thuhet më tej në telegram – “është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre”. /Telegrafi/