LAJMI I FUNDIT:

​Presidenti i Rumanisë gjobitet për shaka në llogari të pakicës hungareze

​Presidenti i Rumanisë gjobitet për shaka në llogari të pakicës hungareze

Këshilli Kombëtar Kundër Diskriminimit i Rumanisë (CNDC) gjobiti sot presidentin Klaus Iohannis për shaka ofenduese në llogari të pakicës hungareze.

Iohannis duhet të paguajë 1,130 dollarë për sugjerimin se socialdemokratët (PSD) dhe aleatët e tyre politikë, kanë rënë dakord t’i dorëzojnë Hungarisë një pjesë të Transilvanisë, në të cilën mbizotërojnë hungarezët etnikë.

Duke reaguar ndaj projektligjit për një autonomi më të madhe të rajonit, presidenti tha “mirëmëngjesi, PSD” duke shqiptuar akronimin me një theks të fortë hungarez. Fatura, ndërkohë, është refuzuar.

Presidenti rumun tha për gazetën gformedia.ro se do të apelojë vendimin “jashtëzakonisht politik” të Këshillit Kombëtar Kundër Diskriminimit (CNCD), i cili duhet të deklarojë zyrtarisht vendimin e tij brenda 30 ditëve.

Iohannis, i cili është me origjinë gjermane, mori çmimin Charlemange në dhjetor për mbështetje ndaj pakicave në Rumani.

Rumania po u afrohet zgjedhjeve të rregullta parlamentare të planifikuara për më vonë këtë vit ose fillim 2021.

Iohannis dhe liberalët e tij kërkuan zgjedhje të hershme pasi PSD humbi pushtetin në nëntor dhe iu bashkua opozitës pas një seri skandalesh korrupsioni. Por PSD u përpoq ta parandalonte këtë dhe më vonë shpërtheu kriza me coronavirus. /kp/Telegrafi/