LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta publikon videon dhe shpjegon se si Edi Rama ka bllokuar krijimin e Gjykatës Kushtetuese

Ilir Meta publikon videon dhe shpjegon se si Edi Rama ka bllokuar krijimin e Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vijuar edhe sot me publikimet në kuadër te cilklit që vetë e ka “pagëzuar” si Ramaforma. Përmes një postimi të gjatë publikuar në rrjetin social, Presidenti Ilir Meta ka bërë një shpjegim të detajuar që tregon sipas tij sesi kryeministri Edi Rama e ka lënë qëllimisht Shqipërinë pa një gjykatë kushtetuese funksionale.Meta e nis tregimin e tij duke shpjeguar ligjin dhe kushtetutën, kur thotë se është Këshilli i Emërimve në Drejtësi organi përgjegjës për të propozuar emrat e Gjykatës Kushtetuese. Por sipas Metës, në vitin 2017, Rama hapur kërcënoi anëtarët e zgjedhur atë vit në KED duke thënë se gjysma e tyre janë të korruptuar. Kjo deklaratë er Ramës është përcjellë në videon e postuar nga Meta.Më tutje Presidenti shpjegon se edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, bëri një deklaratë të fortë kundër përfaqësuesve të KED, duke u nisur nga një keqinformim dashakeq sipas tij, që PS kishte transmetuar mbi ambasadorin.

Por qëndrimi i ambasadorit ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Të gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutës dhe të nenit 221 të ligjit nr.115/2016.
Pasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Po a mund të mblidhej dhe të funksiononte më kjo KED, pas këtyre deklaratave publike të Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?!
Kështu u bllokua 1 (një) vit rresht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.”-saktëson Meta.


Meta shton se tashmë me kalimin e vitit, do duhej ngritur puna për të sjellë në tryezë emrat e rinj për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi mandate i anëtarëve sipas ligjit është një vjeçar. Para ardhjes së 2018, shpjegon Meta, Presidenti iu drejtua me një letër misioneve ndërkombëtare dhe ambasadores së BE-së për nisjen e një tryeze mbi këtë çështje, një tryezë që sipas tij pasi u pranua nga ndërkombëtarët, më tutje u braktis.

“Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse.

Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit.”-shkruan Meta.

Më pas Presidenti vijon me shpjegimin e situatës duke thënë se më 2018 është parlamenti ai që hodhi shortin për anëtarët e rinj të KED, por sipas Metës, sërish u shfaqën problematika

“Në datë 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksiononte përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problematika me listat.

Edhe emrat, që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës. Ulsiu në datë 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit në mbledhjen e parë dhe të vetme të KED-së dhe i shantazhoi drejtpërdrejtë anëtarët e këtij organi pa ju dridhur qerpiku.

Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i përsëriti të njëjtin kërcënim se KED mund të mblidhet për veprimtari administrative, por jo për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ai (Ulsiu) e dinte fare mirë se ajo që po bënte ishte një krim kushtetues.

Për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe politike me djallëzi, Ulsiu po i kërcënonte anëtarët e KED me një dispozitë tranzitore të Kushtetutës (neni 179, pika 11), që duhej të ishte zbatuar 2-vjet më parë dhe jo në kohën kur Ulsiu po e kërkonte.

Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas datës 19 mars 2018, nuk u mblodh më asnjëherë.

Kështu u bllokua edhe me 1 (një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.”-sqaron Meta.

Në fund të reagimit të tij të gjatë, Meta shkruan se përse Edi Ramës i interesonte të bllokonte KED dhe për rrjedhojë mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese:

“Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me:
– Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”;
– Ligjin antikushtetues nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës)
– Ligjin antikushtetues nr.111/2018 “Për Kadastrën”;
– Ligjin antikushtetues nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin.
– Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria;
– Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë;
Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit;
Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.
Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!!”, ka shkruar Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori